“Një foshnje lindi për një botë më të drejtë, por sot në vendin tonë mungon drejtësia në të gjitha hallkat”, ishte mesazhi qe percolli Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, gjate meshes se shenjte te Krishtlindjes mbajtur ne katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër.
Kryeipshkovi i Shqipërisë i bëri një thirrje edhe mëkatarëve se kanë një mundësi për t’u kthyer në rrugën e Zotit.
Ndërkohë nga kisha françeskane At Gazmend Tinaj foli për skandalin e publikimit të pagave duke thënë se qytetarët kanë frikë të jetojnë në Shqipëri për shkak të pasigurisë për të ardhmen me këtë disnivel pagesash në shoqëri.
Meshat e shenjta ne kishat e Shkodrës u mbajten duke zbatuar protokollet anti Covid ndërsa për shkak të pandemisë edhe këtë vit nuk pati pritje zyrtare për autoritetet.
(BalkanWeb)