Zbardhen detaje nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin. Mësohet se pasi ekzekutuan 35-vjeçarin, autorët kanë djegur makinën e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj, Peqin.
Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina dhe më pas e kanë vrarë.

Në tentativë për t’u larguar, makina e tyre nuk është ndezuar, dhe autorët janë larguar me automjetin e viktimës. Për të fshehur gjurmët, ata i kanë vënë flakën makinës së tyre, e cila rezulton të jetë e vjedhur në Tiranë.

Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë. Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau në 8 qershor të këtij viti 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

Ajo që duket si koicidencë është dhe ora e vrasjes. Xhahysaj u vra rreth orës 08:30 të mëngjesit të 8 qershorit, teksa Bashaliu u ekzekutua rreth orës 8:39.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: