Katër persona në Tiranë kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 36-vjeçari me inicialet V.Z., pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten.
Gjithashtu është arrestuar edhe 56-vjeçari Sh.U., pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Ndërkohë policia bën me dije se 42-vjeçari S.P., ka rënë në pranga, pasi u kap duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të falsifikuar.
Sakaq specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
Ndërkohë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë-Informacion-
Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 42 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)