Ish-deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku dhe gazetari Artan Hoxha janë përplasur ashpër teksa po komentonin zhvillimet e të shtunës pas protestës së dhunshme në selinë blu. Teksa gazetari po tregonte me kronologji ngjarjet e të shtunës, Mark Marku ka ndërhyrë duke thënë se ngjarja po deformohet duke thënë me ironi se protestuesit poshtë nuk po hanin byrek dhe Basha i sulmoi.
Marku: Skemi ardh me të dëgjuar ty. E paska fajin Basha qe po sulmojnë ata? Sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha e i sulmoi. Mos vazhdojmë kështu se është turp
Hoxha: Turp është që ju po cconi demokratët në këtë derexhe. Turp!
Marku: Mos ta deformojmë ngjarjen. Berisha kishte thirrur një protestë dhe ka një jave që tha se do ta merrte me dhunë dhe erdhi një grup.
(Ndërhyn Këllici)
Marku: Ju e keni nxitur dhunën
Këllici: Si e kemi nxit ne? Je mbyll në bunker
(BalkanWeb)