Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, UKHSA, së fundmi ka kryer një studim në lidhje me transmetueshmërinë e koronavirusit nga të infektuarit.
Autoritetet shëndetësore britanike, sipas të dhënave të grupuara bëjnë me dije se në ditën e pestë pas diagnostikimit me Covid, të infektuarit transmetojnë dy herë më shumë virusin krahasuar me ditën e shtatë.
Mediat theksojnë se në ditën e peste virusi është 31% më ngjitës që nga momenti që zbulojmë se jemi me Covid, ndërsa në ditën e gjashtë dhe të shtatë propabiliteti bie në 16 %.
Studimi vlerëson gjithashtu se vetëm 5% e njerëzve një në 20 janë ende në gjendje të transmetojnë koronavirusin dhjetë ditë pas diagnozës së tij me anë të testit. Ai gjithashtu konkludoi se në shumicën e rasteve transmetimi i virusit ndodh në fazën fillestare të infeksionit dhe jo në një fazë të avancuar.
Megjithatë, gjetjet e reja tregojnë se pas ditës së pestë pas diagnozës së koronavirusit, një numër jo i papërfillshëm njerëzish mund ta transmetojnë atë te të tjerët, nëse ai nuk ndjek masat e duhura paraprake dhe ata që e rrethojnë maskën, distancat. etj.