SHKUP

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komunikuar gjatë vizitës së tij në Shkup edhe me kryeministrin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Meta ka informuar me një postim në “Facebook” për diskutimin mes tyre, ku e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Marrëveshjen e Prespës, por jo vetëm.

“????? Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falënderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Presidenti Meta teksa publikon foto nga takimet e mëhershme me Zaev.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb