Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
2 thelpinj hudhër
100 gr. gjalp
3-4 degë kopër
3-4 degë trumzë
3-4 degë majdanoz
Pak kripë
Përgatitja
Hudhrën e kalojmë nga shtypësja që të bëhet copëza të vogla. Grijmë shumë imët erëzat dhe ia shtojmë hudhrës. Proçesi mund të bëhet edhe me havan nëse keni. Ia shtojmë gjalpit bashkë me kripën dhe e përziejmë bashkë. Lyejmë fetat e bukës dhe i fusim në furrë të theken.
(BalkanWeb)