LEZHË
Detaje të reja nga vrasja në fshatin Manati pak kilometra larg nga Lezha. Autori i cili është vetëdorëzuar pak minuta pas krimit në polici, është 17-vjeçari Florian Përvathi.
Bëhet fjalë për një krim për gjakmarrje. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se babai i Florian Përvathit është vrarë rreth 10 vite më parë pas një konflikti me vëllain e viktimës së sotme Lekë Gjonaj.
Informacion paraprak
Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.
Sekuestrohet dhe arma e krimit.
Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.
17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.