Disa raketa kanë goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, shumë pranë bazës ajrore amerikane, shkruajnë mediat e huaja.
Si pasojë, është dëmtuar një aeroplan pasagjerësh, ndërsa për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.
Aeroplani i dëmtuar është në pronësi të Iraqi Airways, por ishte jashtë shfrytëzimit.
Agjencia shtetërore irakiane e lajmeve duke cituar shërbimet ajrore atje, tha se nuk kishte ndërprerje në funksionimin e aeroportit apo fluturimet e pasagjerëve.
Baza ajrore amerikane e njohur si Camp Victory ndodhet pranë aeroportit të Bagdadit, përgjatë periferisë së tij.
Shtetet e Bashkuara dhe disa zyrtarë irakianë fajësojnë grupet paraushtarake shiite të lidhura me Iranin, të cilat kundërshtojnë praninë e ushtrisë amerikane në rajon, për sulmin me raketa.
Ndryshe, sulme të tilla në aeroportin e Bagdadit kanë qenë një dukuri e rregullt vitet e fundit.
(BalkanWeb)