Në emisionin “Koha për t’u Zgjuar”, ishte i ftuar kandidati i Partisë Demokratike në Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti. Ai tregoi të gjithë vizionin e tij për qytetin.
Një nga veprimet më imediate, që Hoti do të ndërmarrë në rast se shpallet fitues, do të jetë dëgjesë publike për “Veljeren”, e po ashtu edhe pastrimi i qytetit, që për të përbën një problematikë.
Luan Hoti: Është bërë normale, rutinë e përditshme pasi kjo është dita kur e fillojmë. Sot jam te ju, ditët e tjera jam në takim me qytetarët, në çdo zonë. Kjo është rutina e përditshme. Kjo është fushata.
Cili është Luan Hoti?
Luan Hoti: Luan Hoti është një banor i Durrësit, qytetar durrsak. Ata që janë rritur e lindur atje e njohin mirë.
Jeni në një fushatë në fushën tuaj?
Luan Hoti: Po.
Pse vendosët të kandidonit?
Luan Hoti: Qëllimi im është keqqeverisja e PS në këto 21 vite. Ky ishte një nga motivet kryesore, e këtë po e konstatoj në takimet me qytetarët. Problemet kryesore është pastrimi, trafiku, investimet që bëhen pa plan, pa dëgjesa publike.
Si do i menaxhoni këto problematika?
Luan Hoti: Në 100 ditët e para do të bëj një dëgjesë publike me qytetarët durrsakë dhe të vendosin ato çfarë do të bëhet me Veljerën. Unë do të jem zbatuesi i kërkesave të qytetarëve. Planin e përgatitur e kemi bërë me këmbë në tokë. Një dëgjesë publike është e realizueshme.
A mund të ndalemi te pastrimi, cila është platforma juaj?
Luan Hoti: Do të nisim me dëgjesën publike, më pas me pastrimin. Nëse pastrimi i kazanëve të plehrave që është problem. Bashkia nuk të fal në mbledhjen e taksave, por çfarë i kthen me shërbimin. Mendoj që taksat mblidhen, por shkojnë për vepra që nuk i shërbejnë qytetit. Me 10 mln euro që u bë Veljerja, mund të bënim një qytet më të pastër, ashtu siç e meritojnë qytetarët.
Porti i ri, çfarë mendoni?
Luan Hoti: Unë kam kërkuar transparencë kryetares së bashkisë, ku i kam kërkuar se cili është përfitimi i qytetarëve? Sa është kosto e projektit dhe kush e financon? Kam kërkuar sa është kosto e ndërtimit të portit të ri, sepse po spostojmë një port historik të qytetit dhe nuk e dimë ende koston e ndërtimit të portit të ri. Kam kërkuar transparencë për punonjësit që janë në port, cili do të jetë fati i tyre. Do të kemi ndonjë projekt 3 D si gjithmonë, por fundi do të jetë si fati i Veljeres.
Porti është lidhur me emrin tuaj, qëndrojnë ato akuza?
Luan Hoti: Nuk dua të merrem me fushatë politike. Akuzat e këto nuk kam të merrem. Nuk e kam idenë sepse jam me qytetarët, merrem vetëm me ato. Unë po bëj një fushatë ku kam trokitur derë më derë. Vetëm në dhjetor të vitit të kaluar këshilli bashkiak ka dyfishuar taksat e tarifat. Qyteti kaloi dy fatkeqësi të mëdha, tërmetin dhe pandeminë. Mirë që nuk u ndihmuan, por u dyfishuan taksat. Duhet të bashkëbisedojmë me biznesin dhe kam në plan që të paraqes një paketë fiskale, për bizneset. Unë do ia paraqes nismën time këshillit, të mbajnë ato përgjegjësi. Nuk ka këshill bashkiak që më ndalon mua. Unë garoj për qytetarët dhe qytetin e Durrësit dhe jo për interesat e oligarkëve që kanë mbërthyer këtë qytet.
Me çfarë përshtypjesh ke dalë nga këto takime?
Luan Hoti: Më kanë dhënë përkrahje e jashtëzakonshme. Ndryshimi kërkohet nga të gjithë banorët, bizneset, shoqatat. Qyteti kërkon ndryshim. Keqqeverisja nuk ka çfarë tregon më. Zoti e ka bekuar këtë qytet, thjesht duhet një administrator të mirë. Nuk duhet punë e madhe për pastrimin, për të zhvilluar turizmin. Rrethinat tona i kemi shumë të bukura, Durrësit nuk i mungon asgjë, por i duhet një administrator i mirë.
Pse duhet të kem unë besim që ai administratori i mirë je ti?
Luan Hoti: Kam pasur sukses në bizneset e mia dhe besoj që do ia dal. Kam një ekip të shkëlqyer që më mbështet. Kam në çdo fushë ekspertët më të mirë në qytet. Unë do jem kryetar bashkie. Ditën e parë do të merrem me pastrimin. Do të heq konceptin që plehrat të pastrohen vetëm natën, edhe ditën duhet të pastrohen.
A do të ketë pastrim administrate?
Luan Hoti: Jo. Mendoj që administrate është keqmenaxhuar. Ato do të jenë në shërbim të kryetarit të bashkisë për qytetin. Një pjesë e mirë e administratës është e denjë për të vazhduar. Njoh administratën. Nuk ka administrator të mirë.
Cili është avantazhi dhe disavantazhi juaj në raport me kandidatët e tjerë?
Luan Hoti: Unë s’merrem me ta. Unë do të shoh se si do e bëjmë këtë qytet më të mirë për qytetarët. Dua që planin tim ta zbatoj sa më perfekt. Disavantazh nuk mendoj që kam, sepse për një kohë të shkurtër kam paraqitur një plan të mirë. Jam tepër i kënaqur nga fushata, pritja e qytetarëve. Jam Luani, më njohin të gjithë, jam një profesionist në zanatin tim. Çdo pune që kam nisur ia kam dalë deri në fund dhe jam dëgjues i mirë dhe zbatues së vullnetit të qytetarëve.
Çfarë mesazhi keni për qytetarët?
Luan Hoti: Besoni tek unë, kam një plan me këmbë në tokë ku do të fokusohem te vendimi për Veljeren, pastrimi, turizmi, brezi i tretë, për rininë. Kam qenë në takime në shumë lagje, të vjen keq ku sheh të moshuar duke luajtur domino në trotuare. Duhet të gjejmë ambiente që ato të kalojnë ditën. Një vit kohë kam, për t’i kthyer besimin qytetarëve. Me grupin e ekspertëve kemi bërë baza për të hedhur sytë në mandatin e ardhshëm. Do të ndërtojmë kampus universitar. Për rininë kemi plane, por prioritar janë për të nisur projektet dhe hedhur bazat për mandatin e dytë.
Për turizmin çfarë do të bëni?
Luan Hoti: Turizmi është një nga pikat kryesore sepse ai është burimi kryesor i të ardhurave. Duhet të lidhim turizmin bregdetar me agroturizmin. Pastërtia është domethënia. Në pazhin e Durrësit mund të jemi një nga qytetet që s’kemi banjë publike. Hapësirat publike duhet menaxhuar njësoj. Duhet të rikthejmë pak traditën që hapësira publike të ofrojë gjithçka. Fushata është e nxehtë, por unë jam mësuar me fushatën. Vij nga strukturat, vij nga anëtar i seksionit e deri sot që jam kryetar dege. Kam bërë shumë fushata, e njoh mirë, e kam marrë me shumë vullnet, dëshirë, për të realizuar këto pika.
(BalkanWeb)