TIRANË

Disa ditë më parë, këngëtari i këngëve popullore, Bujar Qamili u vlerësua nga Presidenti Ilir Meta me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. I ftuar në “Rrugëtim me Anilën” në News24, artisti rrëfeu emocionet e momentit kur ia thanë lajmin deri te çasti kur kishte shkuar te Presidenca.

“Me thënë të drejtën e prisja një titull të tillë, por më kryesorja sipas meje është se mu dha në një moshë të re dukë patur parasysh që këto tituj jepen në një moshë më të madhe ose mos them pas vdekjes. Jam i lumtur, i gëzuar që arrita të marr një titull kaq të madh, kur kujtoj momentet e ceremonisë është një emocion shumë i madh , një emocion të cilin kushedi sa herë kam për ta kujtuar”- u shpreh artisti i madh Bujar Qamili.

Më tej ai tregoi se si e priti lajmin dhe merakun që kishte gjatë rrugës për të marrë titullin në Presidencë.

“Kur më morën në telefon dhe më thanë që Presidenti i Republikës ka firmosur dekretin që ti je ‘Nderi i kombit’, ishte një shtyllë aty afër dhe u mbajta. Mu bë qejfi jashtëzakonisht shumë. I thosha gruas kur po shkonim rrugës se mos na ndodh ndonjë problem, a mendon se do na ecë mbarë, nuk e di çfarë kisha por ishin emocione të tmerrshmë deri momentin që arrita në Presidencë”- tregoi Bujar Qamili në një rrëfim ekskluziv për moderatoren Anila Çela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: