Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, sindikata e taksistëve ka zhvilluar një protestë përpara kryeministrisë. Ata kërkojnë që të ulet çmimi i karburanteve, të hiqet taksa e akcizës dhe TVSH për këtë kategori si dhe të rishikohet neni që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim. Kreu i sindikatës, Bilbil Cara ka renditur të gjithë kërkesat e tyre:

“Sindikata e Bashkive po organizon një protestë qytetare. Të zbatojmë rregullat e ligjet që të tregojmë qytetari. Qëllimi jonë të arrihet. Sindikata organizon protestën me qëllim kryesor 3 pika, pika e parë është rritja e karburanteve. Kjo është shumë e vështirë për arsye të punës dhe shërbimit tonë. I kemi kërkuar dhe i kërkojmë institucioneve dhe zotit kryeministër. Sot i kërkojmë kryeministrit të na mbështesë, të ulë akcizën dhe TVSH për shërbimet taksi. Kostoja nuk del. Populli do të paguajë trefish më shumë. Ne që nga viti 2009 nuk kemi ngritur çmimet. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit 2009 ku aty thuhet se liberalizimi i taksive 4 + 1. Kjo ka degraduar biznesin tonë, sepse çdo qytetar mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Ka ra puna për të gjithë. Është e vështirë që një taksist të punojë dhe të mbajë familje. Ne nuk jemi autobusi jemi 4+1, pse ne duhet të kthehemi bosh, kur unë kam pronotim rezervim. Kemi hasur vështirësi edhe me familjet tona, nuk i kthejmë dot ata. Këto janë kërkesat”.

Një tjetër taksist, që vinte nga qyteti i Elbasanit tha:

“Përpara kryeministrisë janë grumbulluar taksistët, për të protestuar në lidhje me tre kërkesat që kanë ku kryesorja është rritja e çmimit të biletës. Sipas tyre mbi 3 mijë vijojnë të punojnë me të njëjtin çmim. Me rritjen e çmimit të karburantit, taksistët kanë shkuar drejt falimentimit. Ata kërkojnë heqjen e akcizës së karburantit dhe të përballojnë shërbimin. Një kërkesë e tyre është që të mos jepen licenca për taksi, sepse tregu është i mbingopur. Kjo ka bërë që të mos ketë më konkurrencë të rregullt dhe ata ndodhen në vështirësi. Ata kërkojnë që t’ju lejohet të marrin pasagjerë edhe në kthim. Me këto kërkesa kryesore, janë grumbulluar në këtë protestë. Vlen të theksohet se është e paligjshme se pavarësisht kërkesave ata s’kanë marrë leje”.
Ndërsa një tjetër taksist, tregoi se me rritjen e çmimit të karburanteve, është trefishuar tarifa për qytetarët.

“Kemi ndalur për rritjen e çmimeve. Kemi dalë të protestojmë. Të ulet pak nafta, nuk ia dalim dot me këtë tarifë. Në një ditë pune makina ime harxhon 10 litra, i bie 27 mijë lekë. Për 1 km e gjysmë ne marrim 3 mijë lekë. Çmimi është dyfishuar. Ka shumë padrejtësi. Ka taksi pa letra. Ka taksi që nuk paguajnë taksat. Bashkitë dhe pushteti bëjnë sikur nuk dinë gjë, por në fakt i dinë të gjitha. Bashkia e Tiranës nuk na lejon pasagjeret në kthim. Janë shumë probleme që nuk na i zgjidh njeri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: