Partia Demokratike ka kërkuar mocion me me debat me Ramën lidhur me situatën e rritjes së çmimeve në vend.
Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj i konsideron të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria shqiptare për t’ju ardhur në ndihmë familjeve shqiptare.
Alibeaj shkruan se për t’ju lehtësuar më tepër barrën qytetarëve është i nevojshëm një mocion ditën e enjte në seancën e radhës plenare.
Kjo u njoftua të shtunën para mbledhjes se grupit nga Basha
(BalkanWeb)