Ukraina ka kujtuar sot viktimat e saj të luftës, mes tyre 109 fëmijëve të vrarë nga bombardimet ruse. Për të kujtuar vogëlushët e vrarë, shumë karroca fëmijësh bosh u rreshtuan në sheshin qendror me kalldrëm të qytetit të Lviv ditën e sotme. Ky aksion u organizua nga aktivistët e qytetit.
Bashkia e Lviv vendosi 109 karroca, çdonjëra në kujtim të një fëmije të vrarë që nga fillimi i luftës.
Lviv që ndodhet në perëndim të Ukrainës ka tërhequr qindra mijëra ukrainas që kërkojnë strehim larg vijës së parë të luftës.
(BalkanWeb)