Vatër e madhe zjarri është regjistruar në njësinë administrative Skënderbegas, në fshatin Ermenjë të Gramshit.
Zjarri i fuqishëm ka rënë në malin e Koshicës, ku për pasojë janë djegur rreth 4 hektarë pyll me pisha zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë zjarrfikës.
Shefi i zjarrfikësve, Ilir Lapushi, shprehet për gazetarin Shkëlzen Henko, se zjarri është i përmasave të mëdha dhe është e vështirë për neutralizimin e saj, për shkak të terrenit të vështirë. Izolimi sipas tij, po bëhet me mjete rrethanore dhe pompa krahu.
(BalkanWeb)