Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 gotë uji oriz
2 gota ujë
200 gr rrush të thatë
300 gr sheqer
5 karafila
2 lugë kanellë

Përgatitja

Pak gjalpë për skuqjen e orizit (3 ose 4 lugë gjelle )
Përgatitja: Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe më pas shtojmë orizin e shpërlarë. Pasi orizi është skuqur shtojmë ujin duke e trazuar si dhe karafilat. Pastaj e lëmë orizin të ziejë. Nga fundi, kur orizi është pak qull, shtojmë sheqerin, rrushin e thatë të zbutur në ujë si dhe 2 lugë kanellë. E trazojmë mirë dhe e kalojmë në tavë. E spërkasim me sheqer dhe kanellë nga lart dhe e pjekim me 200 gradë për 15-20 minuta. E servirim pasi është ftohur pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: