Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit çka mund të çojë në largimin e Zana Çelës nga detyra. Çela prej muajsh ka mbaruar mandatin e saj 4-vjeçar në krye të institucionit dhe aktualisht e drejtonte pa mandat.

Në një intervistë për News24 një vit më parë ajo tha se do të rikonkurronte ndërsa ministrja Elva Margariti i pati besuar nismave të saj përtej mandatit. Konkursi i hapur ka kritere të qarta që parashohin drejtues që ofrojnë platformë të qartë, dhe mbi 5 vite detyra drejtimi në art.

Konkursi mbyllet me 19 prill

Untitled
Untitled

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb