Paulo Dybala te Milan, është më shumë se fantazi, për momentin është shumë larg realitetit. Corriere dello Sport sjell këtë prapaskenë të bujshme, duke zbuluar se numri i 10 i “Zonjës së Vjetër” më shumë pëlqen një transferim të mundshëm në Milanello se sa të bashkohet me Marotta te Inter.

Dybala do të ishte pa diskutim i mirëpritur nga Pioli, një lojtar që do të shtonte fantazinë në radhët e ekipet të tij, por disa detaje, mbi të gjitha ato financiare e bëjnë këtë tratative të vështirë. Dybala është një nga ato raste ku Maldini dhe stafi i tij mund të bënim me kënaqësi një sforco të vogël, fundja do transferohej falas, fundja gjithashtu një 40-vjeçar si Ibra aktualisht përfiton afro 7 milionë euro, por duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mos prishur ekuilibrat në dhomat e zhveshjes.

Corriere
Corriere

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Dybala i ka dhanë dritën jeshile agjentit të tij të negociojë me Maldinin. Në këto kushte, të gjithë palët mund të bien dakord, por fjalën e fundit do ta thotë Elliot.

Dybala
Dybala

Pavarësisht këtij lajmi, Inter nuk ka ndërmend të tërhiqet, prej kohësh kanë vendosur kontakte me përfaqësuesit e Dybala por kjo është një çështje që do të zgjatet shumë në kohë pasi për Dybala interesohen edhe shumë ekipe të tjera, nga Spanja në Angli e deri te PSG, të gjithë janë të gatshëm të joshin sulmuesin argjentinas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb