Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e makinës së kryeplakut të Vermoshit Prek Vata (Vushaj).

Gazetari Senad Nikshiqi, thotë se Vata ka qenë personi që foli për avionin e rënë në këtë zonë, në tetor të 2021 dhe nuk përjashtohet mundësia që djegia e makinës të bëhet për këtë fakt.

Kryeplaku nga ana tjetër, ka pranuar për uniformat blu se djegia ka qenë e qëllimshme, por nuk ka treguar detaje mbi autorët. Nga ana tjetër, mësohet se policia ka nisur hetim për rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: