Akoma dhemb, edhe pse ka kaluar pak kohë. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka dhënë një intervistë për mediat në Milano, qytet në të cilin ndodhet për një event promovues. Mancini flet për eliminimin e parakohshëm që në fazën e  Play Off të Botërorit të Katarit. Ai ka zgjedhur të bëhet filozof, duke thënë se jeta është e tillë, me ulje-ngritjet e saj.

 

“Sporti përbëhet nga fitore dhe humbje: ndonjëherë ka fitore të si kampionati ynë evropian. Pastaj, për fat të keq, përballeni me prova të vështira…Jeta është e tillë, ndonjëherë të jep gëzime të mëdha, herë zhgënjime, por besoj se më e rëndësishmja është të kesh forcë për të filluar përsëri” – tha ai.

 

Dds
Dds

Italia u mund 1-0 nga Maqedonai e Veriut në Gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit të Katarit, duke befasuar jo pak.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb