Ditën e djeshme demokratët për 7 orë me radhë diskutuan dhe debatuan për problemet brenda PD-së.
Mbledhja e grupit parlamentar nisi në orën 13:00, dhe u thirr nga kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj. Në mbledhje u diskutuan zhvillimet e brendshme për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa pati debate të ashpra, kryesisht përplasje idesh mes Alibeajt dhe Berishës.
Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’ se i gjithë diskutimi synon bashkimin e të gjithë demokratëve dhe përballjen me kryeministrin Edi Rama.
DEBATET DHE DISKUTIMET
Sula: Votim në grup nëse duhet të rikthehen deputetët e përjashtuar
“Ju (i drejtohet deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Berisha) kërkoni t’i merrni të gjitha, por të gjitha nuk mund t’i merrni dot. Duhet të ketë kompromis mes palëve. Ne kemi dalë nga një “luftë civile” dhe për këtë duhet marrëveshje. Propozimi im është ky: grupi parlamentar të shprehet me votë për të rikthyer deputetët e përjashtuar sepse jemi në një situatë të re politike. Nëse grupi parlamentar vendos që deputetët e përjashtuar do të rikthehen, këtu s’ka më diskutim pastaj.
Në të njëjtën kohë propozoj që Kuvendi Kombëtar i thirrur në 30 Prill të shtyhet për pas 90 ditësh. Gjatë këtyre 90 ditëve të bëhen zgjedhje gjithëpërfshirëse në seksione, grupseksione dhe degë. Pasi të ketë mbaruar votimi në këto struktura të thirret Kuvendi për të zgjedhur strukturat drejtuese të PD-së. Ju thoni që Basha iku dhe i mori të gjitha me vete. Pra meqë ishin gabimet e tij, jemi në një situatë të re politike e për këtë duhet një marrëveshje. Propozoj gjithashtu që PD-ja të tërhiqet nga apelimi që ka bërë në gjykatë për vendimin për njohjen e 11 Dhjetorit, për ti hapur pikërisht rrugë kësaj marrëveshjeje.”, u shpreh Sula para deputetëve demokratë.
Berisha jep “porositë”: Nuk duhet penguar 30 Prilli!
“Ka probleme nëpër dege për zgjedhjet. Por kjo duhet tejkaluar ne vazhdim. Pra edhe pse mund të kemi probleme tani, pak nga pak do i korrigjojmë rrugës. Por s’duhet penguar 30 prilli.”, tha ai.
Boçi thirrje deputetëve: Pranoni vendimin e gjykatës dhe tërhiqni ankimimet!
Degjova me vemendje te gjithe koleget. Bashkohem me shqetesimet e tyre dhe thirrjet per bashkim jane deshira te sinqerta.
Por bashkimi arrihet nëpërmjet akteve dhe proceseve. Po flasim këtu për dy procese bashkimi: Ate te grupit Ate te bazes. Une dua te ndërtoj nje qasje tjeter. Eshte një proces por njeri eshte shkaku tjetri eshte pasoja. Kuvendi i 11 dhjet 18, proceset e tjera jane pasoja. Pasoja te vendimeve te gabuara te lidershipit përfshire ne si grup. Qe te arrijmë bashkimin duhet te sherojme shkakun.’te bashkojmë grupin. Nepermjet zbatimit te rregullave te funksionimit e kryerjes se akteve politike. Cdo vendim politik dhe i qendrimit politik duhet te kaloje nepermjet konsultimit te kryesise dhe te merret si vendim ne grup. Edhe mbledhja e tij. Aktet duhet te vazhdojnë me pranimin e vendimit te gjykates dhe terheqjen e ankimimeve qe sprodhojne gje. Sikurse me pranimin e çdo anëtari grupi si te tille duke rrezuar çdo përjashtim e pezullim. Procesi i bashkimit ne baze, e cila na vëzhgon dhe mban qendrime sipas pozicioneve tona, nese ne bashkohemi, natyrshem na ndjek ne kete proces bashkimi. Bashkimi i bazes nuk përfundon as ne 30 as nje jave me pas. Ai eshte i vazhdueshem. Nese vërtet bashkohemi do arrijme te jemi force poltike e besueshme dhe alternative qeverisese!
Salianji-Berishës: Ndalni sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim
“Cdo mbledhje pa axhende duket si mbledhje per axhenda okulte, produkti qe jem kjo mbledhje nuk duhet te prodhoje me shume paqartesi, me shume mjegull dhe me shume ndasi! Personalizimi i mbledhjes i sherben krijimit te ndasisë dhe propogandimit ne publik te ndarjes!
Duhet t’iu them disa elemente; ne kemi bere nje rrugetim te ndryshem per disa muaj; para 2 javeve ka pasur nje vendim gjykate, njera pale thote nuk e njoh por nderkohe prej dy javesh nuk e ka tjerritur pjesen e grupit qe mendon keshtu, as kryesine e partise, nuk e ka mbledh as deget, cuditerisht dorezuan dhe celsat duke e bere fakt vendimin! Gjendja dhe prania e cdo deputeti ketu ka bere fakt nje gjendje te re, sot gjendja faktike po tregohet nga te gjithë koleget qe folen. Po i kerkohet Komisionit te Rithemelimit te beje pjese te procesit deputetet dhe nuk po i kerkohet askujt tjeter. Problemi themelor qe ka partia sot jane plaget ne bazë, ne duhet ti japim mundësi cdo demokrati te garoje ne nje proces te besueshem dhe ku jane gjithe palet! Bashkimi vjen duke u bere proces i perbashket!
Po ju kerkoj dhe dicka si kolege, secili prej jush eshte ne te drejten e vet per sa kohe flet ne cilesi personale dhe jo ne emer te grupit, por Zoti Berisha duhet te ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe cdo perfaqesuesi te Shteteve te Bashkuara.
Problemet ja kemi shkaktuar njeri-tjetrit, nuk mund te shpallim fajtorë ambasadoret për gabimet e dikujt!
Na ka ndare jo mbeshtetja ndaj nje personi, por mbeshtetja qe i kemi dhene sigles dhe puna për demokratët!”, tha Salianji.
Noka-Bardhit: Ti je shkaktari i kësaj gjendjeje në PD
Noka-Bardhit: Ti ke shkaktari i kësaj gjendjeje.
Gazmend Bardhi: Unë jam në partinë time. S’të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thate ‘vendimet e gjyqit zbatohen’. Sot thoni gjykata është e Ramës.
Helidon Bushati: Ja si mund të bashkohen demokratët
“Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitive unë sugjeroi:
-Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.
-Gjate kësaj periudhe mund te vendosim te mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta për të ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisëse.
– Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike
– Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.
Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese.”, tha Bushati.
Noka: Bashkim? Tërheqje nga ankimimet në gjykata, drejtimin e partisë e vendos vota
“Bashkimi i demokrateve dmth rikthim ne normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari, Lulzim Basha qe mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashke me te ikën cdo vendim qe ai ka marre. Bashkim dmth te tërheqje nga ankimimet ne gjykata pasi drejtimin e vendos vota Pas datës 6 mars ne qe dolëm shumice kemi ber thirrje vetem per bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar agjende tjetër përçarëse.”, tha Noka.
Vokshi: Bashkimi, jo i sforcuar! Koreshi: Nuk jemi në rrugën e duhur. Gështenja rendit propozimet
Ndërsa Lefter Geshtenja ka pohuar se PD është në një krize te thelle duke propozuar zgjidhje.
Pasi PD nuk fitoi zgjedhjet 25 prillit, nisi bjerrja apo rrjedhja e pare e antaresise dhe struktures, ku shume demokrate shprehnin pakenaqsine per ate cka ne nuk erdhem ne pushtet.
Krijsa e dyte dhe me thelle ishte vendimi i 9 shtatorit, e per pasoje vendimet e njepasnjeshme te 11 dhe 18 dhjetorit qe cuan ne carjen dhe krizen e thelle te PD.
Duke pare dhe pranuar realitetin ku ndodhemi sot si PD, Ne duhet te ndermmarim nje proces gjitheperfshires ku secili nga ne duhet te kontriboje jo per te perfituar por duke dhene maksimumin ne funksion te bashkimit dhe organizimit real te PD.
Në thelb të ketij procesi mendoj se duhet te qendroje:
‘‘armepushimi’’ mes demokrateve, vota e fshehte e lire dhe e barabarte.
Cfare kuptimi ka hapja apo bashkimi i partise nese NE vazhdojme bejme zgjedhjet perpara se te hapet apo te bashkohet Partia?
Mendoj qe ne PD nuk duhet te egzistoje termi shumice pakice, pasi ne duhet te jemi NJE te jemi te gjithe bashke kunder Edi Rames, ndarja ne mazhorance e minorance ne Parti na con ne ndarje dhe percarje te struktures ne te gjitha Nivelet.
Nuk eshte aspak normale qe ne procesin e zgjedhjeve brenda ne Parti te mos perfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane sepaku 9 vjet ne nje opozite te veshtire. Ata nuk perfshihen thjesht per faktin se mendojne ndryshe apo nuk kane firmosur formularin, nderkohe nuk jane larguar per asnje moment nga PD.
Une them qe kjo nuk eshte normale, kjo nuk eshte demokraci, kjo nuk eshte hapje e partise ky nuk eshte bashkimi, por eshte e kunderta.
Per zgjidhjen e kesaj krize propozoj:
Ngritjen e Grupeve te Perbashketa Pune ne nivel qendror dhe lokal per organizimin dhe drejtimin e procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve ne PDSH ne nivel qendror (5deputete) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) (deri me 15/04/2022).
Te drejten per te kandiduar e ka cdo demokrat qe ploteson kriteret e percaktuara mepare.
Nderkohe duhet te fillojme me urgjence punen ne terren duke dal te gjithe bashke per te dhene mesazhin e Bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte per cdo demokrat qe Grupi Parlamentar eshte i bashkuar dhe i unifikuar.”- tha Geshtenja.
Xhaferaj: Për grupin e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA, jo guvernatore
Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj deklaroi se për grupit e PD Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’. Termi guvernatore është përdorur nga Berisha për ambasadoren e SHBA.
“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore!”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj.
Berisha i kërkon dorëheqjen kreut të grupit. Ja si i përgjigjet Alibeaj
Berisha: Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama. Përbashkimi i PD ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si të deputet për të zhbërë një periudhe të shkurtër përçarje. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë.
Alibeaj- Berishës: Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë.
Deputet prezent në mbledhjen e Grupit të PD:
Tritan Shehu
Luan Baci – i përjashtuar
Eralda Tase Bano
Edmond Spaho -i përjashtuar
Kastriot Piroli
Lefter Geshtenja
Ina Zhupa
Flamur Noka-i përjashtuar
Seladin Jakupllari
Lindita Metaliaj
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriola Pampuri
Tomor Alizoti
Luciano Boci
Zheni Gjergji
Merita Bakiu
Gazment Bardhi
Arbi Agalliu
Sajmir Korreshi
Emilia Koliqi
Dhurata Cupi
Greta Bardeli
Kasem Mahmutaj
Bledion Nallbati
Enkelejd Alibeaj
Ervin Salianji
Kreshnik Collaku
Ramadan Likaj
Helidon Bushati
Zef Hila
Xhelal Mziu
Fation Veizaj
Isuf Cela
Elda Hoti
Albana Vokshi- e përjashtuar
Sali Berisha
Andia Ulliri
Ilda Dhori
Ndërkohë mësohet se disa prej deputetëve kanë munguar në këtë takim.
Emrat e deputetëve që mungojnë:
Alfred Rushaj
Lulzim Basha
Flutura Acka
Belind Kellici
Dashnor Sula
Ferdinand Xhaferraj
Grida Duma
Bujar Leskaj
Agron Shehaj
Sorina Koti
(BalkanWeb)