Ish-bashkëshorti i Merushe Hazizit, Anueli, në një rrëfim ekskluziv vjen për herë të parë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të autores Evis Ahmeti, sqaroi atë se çfarë do të ndodhte me 3 fëmijët pas vrasjes së Merushes.

Anueli tha se do të kërkonte të kryhej analiza e ADN-së për dy fëmijët e fundit, pra për djalin e dytë dhe djalin e tretë, me të cilin Merushja ishte shtatzënë në kohën kur është larguar nga shtëpia e ish-bashkëshortit.

Ai sqaroi se gjatë këtyre viteve ka falur me djemtë vetëm 2 herë, dhe mundësinë për të folur me ata ia ka dhënë kunati i madh. “Kam folur vetëm dy herë me djemtë. Më ka lënë të flisja kunati i madh. Kërkoj të bëhet ADN e dy fëmijëve të vegjël. Nëse dalin se janë të mijtë do mbaj përgjegjësi”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: