Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un vendosi t’i dhurojë një apartament luksoz prezantueses se njohur të lajmeve të televizionit shtetëror Ri Chun Hi, e cila njihet edhe nga publiku si gruaja rozë për shkak të fustanit të saj ngjyrë rozë dhe blu.

Prezantuesja 79-vjeçare e cila ka qenë zëri zyrtar i lajmeve prej disa dekadash edhe në kohën kur Koreja e Veriut drejtohej nga Kim Jong Hi, nuk i përmbajti lotët nga dhurata bujare e liderit koreano verior.

“Duke u dhënë shtëpi atyre që i kanë qëndruar besnikë, Kim Jong Un do të dëshironte të forconte më tej besnikërinë dhe unitetin e tyre të brendshëm”, tha Moon Seong Mook, një analist në Institutin Korean të Kërkimeve për Strategjinë Kombëtare me qendër në Seul. “Ri Chun Hi është një shembull i qartë i njerëzve të tillë, pasi ajo ka përhapur fuqishëm lajmet për testet e tij bërthamore dhe raketore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb