Vjehrra e Merushe Hazizit ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24. Pak ditë pas krimit të rëndë, kur Xhevahir Hoxha vrau me sfurk partneren e djalit të tij Merushe Hazizi, në News24 ka ardhur dëshmia e gruas së autorit.
Një dhunë që u finalizua me vrasje. Xhevahir Hoxhaj ishte i dhunshëm dhe këtë gjë e ka konfirmuar sot dhe gruaja e tij, e cila tha në një intervistë për emisionin se nëse do të kishte qenë atë ditë e pranishme, ai do ta kishte vrarë dhe atë.
Çfarë të pohoi Xhevahiri pas krimit?
Gruaja: Do dal nga toka më tha mua. Nuk dija gjë çfarë kishte bërë.
Dukej i shpërqendruar?
Jo, jo siç ka qenë përherë, ishte i qetë.
Sa ditë kishin Fatjoni me Merushen që kishin ardhur?
Një muaj e një javë, aq kishin.
Si e pritët?
Bjere i tha ai. Mua s’më thoshte asgjë.
Të kishte pyetur për vendimet që merrte?
Asnjëherë s’më ka pyetur.
Ju si shkonit me Merushen?
Unë shkoja mirë. Xhevahiri nuk e nxirrte, e mbante vetë.
A është ushtruar dhunë ndaj Merushes nga Xhevahiri?
Me llafe, se kështu jo. Me llafe, një moment që të bënin përditë debat jo. Nuk e di se si.
Pse u largua bashkëshortja e Fatjonit nga shtëpia?
E para u largua vetë. Se hyri kjo tjetra. Nuk vij më i tha.
Ju e dinit që kishte një marrëdhënie të Fatjonit me familjen e Merushes para se ta merrte?
Çfarë të thosha, ai e donte këtë.
Unë me Merushen flisja, por fshehurazi atij. Ai më thoshte mos i fol dhe djalit se do të ther, unë i thosha do i flas se atë djalë kam.
Po të kisha qenë dhe unë atë ditë, do më kishte therur.
A je dhunuar nga Xhevahiri?
Posi, posi, çfarë kam hequr. Unë e di.
Do kishe ndërhyrë po të ishe atë ditë?
Ku mundesha unë, nuk ia dilja dot.
Për çfarë zihej Fatjoni me të atin?
Ziheshin për pusin, për gjëra kot, pse e bëre kështu. S’e linte djalin të merrte ujë, shkonte te komshiu djali.
Po kur nuk ishte në shtëpi Fatjoni?
Kur ishte larg nuk e ndjente fare.
Nuk e donte Merushen, ai bam, ajo bam. Posi. isha këtu një ditë, nuk e donte jashtë mase. Isha këtu një ditë, vetëm llafe. I thashë mbaje pak gojën se je nuse, le të flasë një llaf më tepër.
Merushja thoshte do bashkëjetojmë bashkë
Fatjoni ka dhënë një dëshmi për mediat, se Xhevahiri ka hyrë nga dritarja në dhomën e Merushes…
Unë nuk e dija. Në mëngjes e mora vesh. Më tha nusja tjetër, këtu është puna. Nuk më tha Xhevahiri. I thashë qysh hyre, më tha nuk hyra kështu, por për ta trembur, çfarë kërkon këtu. Unë s’dija gjë se ai flinte në dhomë tjetër. Kishim 20 vite që flinim veç e veç.
Zhurmën e Merushes e dëgjove?
Nuk dëgjova gjë, por dhe po ta dëgjoja i kishte kyçur dyert.