Aktivisti turk i të drejtave të njeriut dhe filantropisti Osman Kavala u dënua me burgim të përjetshëm për “përpjekje për të rrëzuar qeverinë” dhe për mbështetjen e tij ndaj protestave antiqeveritare në Stamboll në vitin 2013.

Vendimi u mor nga gjykata e Caglayan në Stamboll. Kavala ndodhet prej mbi 4 vitesh në paraburgim në burgun e Silivrit në Stamboll.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kishte kërkuar lirimin e tij.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb