Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në parlamentin ukrainas Lyudmyla Denisova, ka bërë me dije se kundër ushtarëve ruse janë ngritur rreth 400 ankesa për dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve.

Ankesat janë dorëzuar duke filluar nga data 1 deri më 14 prill, dhe tashmë pritet që në parlamentin ukrainas të paraqiten raporte për të vendosur mbështetje psikologjike ndaj të dhunuarve.

Gjithashtu Denisova tha se pas vënies në dispozicion të numrin publik ku mund të raportojnë dhunën, raportet vazhdojnë të rriten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb