TIRANË

Oborri i Presidencës ka qenë krejtësisht i ndryshëm ditën e sotme, teksa është mbushur me tryeza të mbushura me specialitete shqiptare dhe pije vendase. Në Presidencë është organizuar Festivali Kombëtar i Bujtinave, Restoranteve dhe Prodhuesve Vendorë Turistikë.

Birra Korça ka ardhur në një prej stendave dhe ka qenë një nga të preferuarat sot. Edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë gëzuar me Birra Korça, teksa është takuar me Presidentin e Hysenbelliu Group, z. Irfan Hysenbelliu.

“Zoti Irfan mos u habisni kur të inauguroni një fabrikë birre në Çeki”, tha Presidenti Meta duke bërë gëzuar.
Gjatë një prononcimi për News24 lidhur me këtë festival, Kreu i Shtetit tha se “Sot kemi dhënë mesazhin për të promovuar sezonin turistik, meqenëse jemi në çelje të sezonit. Me këtë rast mbështesim të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që janë përkushtuar në funksion të turizmit.

Vështirësitë e tyre janë të mëdha. Kanë qenë të tilla edhe para pandemisë, tërmetit dhe luftës në Ukrainë. Turizmi kërkon optimizëm, besim, inkurajim, sigurisht që kërkon edhe mbështetje më të madhe, më të fortë. Duhet dialog, mbështetje konkrete. E ardhmja e Shqipërisë është turizmi, bujqësia, e cila kërkon vëmendje më të madhe se sa tani”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb