Është dënuar me burgim përjetë vrasësi i rapsodit të njohur Kol Murrani dhe mikut te tij, Preng Simonit në Lezhë. Ngjarja ndodhi në muajin prill të vitit 2020 ne fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Alekander Përdodën, ndërsa Agron Lushi shpallet e pafajshëm për vepren penale moskallezim krimi.
35-vjeçari Lushi u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë. Mësohet se ai ka qëndruar 14 muaj e 14 ditë në burg, ndërsa mbi të rendonin akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim. Lushi asnjëherë nuk e pranoi krimin, ndërsa që nga 27 prilli i 2020 kur edhe ndodhi ngjarja ka kërkuar që t’i hiqet akuza që rëndonte ndaj tij.
Të dyshuar lidhur me vrasjen e Kol Murranit dhe Prenge Simonit janë vëllezërit Aleksander dhe Edmond Perdoda, ky i fundit i arrestuar në një operacion të posaçëm nga ana e policisë me 11 shkurt të këtij viti, i cili ka pranuar të jetë autor i krimit.