Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për vetëvrasjen e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës.
Ai thotë në një postim në rrjete sociale se ngjarja është tepër e rëndë dhe është e papranueshme sipas tij që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore. Kjo sipas Presidentit përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
Më tej, kreu i shtetit bën thirrje që të zbardhjen sa më parë rrethanat e vdekjes tragjike të të riut, ndërsa thekson se duhen vendosur përpara drejtësisë përgjegjësit!
Postimi i Ilir Metës:
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.
Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!
(BalkanWeb)