Fustanet me lule kanë qenë gjithmonë mishërimi i modës verore dhe zgjedhja e preferuar e të gjitha femrave për paraqitjet e tyre të përditshme, por edhe më formale të ajrosura.

Romanca e pashembullt që ato shpërthejnë, stili i veçantë retro dhe stili vajzëror e sjellin lart në zemrat tona dhe e vërteta është se nuk mund të imagjinojmë një veshje më emblematike për ditët dhe netët e verës që pasojnë.

Ndaj këtë verë duhet t’i vendosni lulet në përditshmërinë tuaj, pasi është artikulli i stinës. Do t’i gjeni në treg në çdo stil, gjatësi dhe madhësi për të gjetur të preferuarin tuaj dhe për ta bërë atë tuajën. Fustanet e shkurtër me mëngë të gjata janë edhe këtë vit zgjedhja më shik që mund të bëni për paraqitjet tuaja më formale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në të njëjtën kohë, fustanet maxi të ajrosur do të jenë zgjidhja më e përshtatshme për shëtitjet tuaja në qytet apo në ishull, nga mëngjesi në mbrëmje.

Kombinoje ato me sandalet ose atletet tuaja për çdo kohë të ditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: