Sopranoja me fame botërore Inva Mula ka çelur koncertin e saj në teatrin “Migjeni” sebashku me muzikantin e njohur Genc Tukiçi dhe një grup të njohur instrumentistesh.

Në hapje të koncertit, artistja e madhe shqiptare Inva Mula kujtoi mes emocionesh babain e saj Avni Mula, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare.

“Në jetë kemi prindërit gjënë më të çmuar që kush e ka fatin t’i ketë akoma, t’i ketë me jetë. Kush e ka fatin t’i ketë në art është me shumë fat dhe këtë fat e kam unë me Genc Tukiçin. Ne sot donim të vinim në Shkodër dhe të bënim një homazh të bukur me këngë, me kujtime, me foto, me gjëra që kanë ndodhur 60-70-80 vjet më parë, do t’i sjellim dhe do t’i ndajmë bashkë me ju. Nuk dua të bëj diçka epike dhe të them baballarët nuk i kemi, i kemi në muzikë. Por arsyeja që kemi ardhur është për të shprehur dashurinë e prindërve tanë për Shkodrën”, tha Inva Mula.

Inva Mula mori duartrokitje të gjata të shkodraneve, ndërsa bashkëndau emocionet e para e kësaj natë të veçantë për Shkodrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: