Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, ku janë përplasur tre automjete dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua dhe një fëmijë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Gazetari Elidon Ndreka tha për “Balkan Web” se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe po kryen hetimet për të verifikuar edhe shkaqet e aksidentit.
(BalkanWeb)