Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi komentoi qëndrimin e Enkelejd Alibeajt si dhe pozicionit të tij si kryetar i grupit parlamentar.

I ftuar në Frontline të gazetares Marsela Karapanço, Patozi tha se Alibeaj është i detyruar që të vazhdojë në atë pozicion, ndërsa shtoi se Foltorja e Berishës e ka të pamundur që ta shkarkojë.

“Tani është i detyruar, pasi është në një pozitë që as e lënë të ikë dhe as e lënë të rrijë. Enkelejd Alibeaj është i detyruar të vazhdojë në atë pozicion, pasi institucion i vetëm që ka sot PD është grupi parlamentar. Institucioni i vetëm që mund të ketë raporte me të tjerë. Gjithçka tjetër është e paqartë. Dhe e pambyllur, e paçertifikuar. PD dhe Foltorja, Komisioni i Rithemelimit vlejnë për betejën e brendshme të PD, por jo për raport me të tjerët, as me KQZ apo me qeverinë. Dhe s’kanë pse t’i njohin. Alibeja po përfiton nga pamundësia e Foltores për ta shkarkuar. Sot flitet për 3 pjesë në PD. Për mua shenja e degradimit, është kjo pjesa e tretë. Disa i njoh personalisht, por ata i përkasin dy përkatësive. Një pjesë prej tyre janë të dizinertersuar për politikën, të neveritur, disa që s’janë të përgatitur për luftë, kanë dashur të hyjnë në këtë mision për paqe. Nuk duan që të merren. Nuk i ngrenë telefonin asnjërës palë. Një pjesë te ata që qëndrojnë në mes, janë ata kalkuluesit, përfituesit, dhe të shohin se kush do e marrë pushtetin. Është shenjë e krizës së madhe që po kalon PD dhe opozita për shkak të saj.”, tha Patozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb