Fundi i Festivalit të Filmit në Kanë po afrohet pa asnjë pretendent të qartë për të fituar çmimin kryesor “Palma e artë”.
Vëllezërit Dardenne, Cristian Mungiu, James Grey janë të përfaqësuar në konkurs, por asnjëri nuk i ka bindur plotësisht kritikët.
Festivali, i cili përfundon të shtunën, u mbështet në shumë emra të njohur dhe në disa talente të rinj.
U fol shumë për “Trekëndëshi i Trishtimit”, komedia satirike e suedezit Ruben Ostlund, i cili fitoi “Palmën e Artë” në 2017, e realizuar në një jaht luksoz dhe që paraqet botën e të pasurve.
Filmi u prit mirë nga publiku, por jo nga kritika.
Disa pretendojnë për “Koha e Armagedonit”, në të cilin regjisori amerikan, James Grey pasqyron fëmijërinë e tij.
Filmi trajton jetën e djalit hebre Paul dhe shokut të tij të klasës me ngjyrë Johnny në Nju Jork në vitet 1980.
Nëpërmjet përvojave të Paul, filmi trajton racizmin dhe pabarazitë sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në historinë 75-vjeçare të festivalit të filmit, “Palma e artë” është fituar vetëm dy herë nga një grua.
Ceremonia e mbylljes fillon të shtunën në orën 20:30.