Dy ushtarëve u kanë rënë të fikët teksa po qëndronin në gatishmëri jashtë Katedrales së Shën Palit në Britaninë e Madhe, për shërbimin jubilar të Mbretëreshës Elizabeth. Incidentet ndodhën pak para se Princi Charles, të mbërrinte në Katedrale për ceremoninë speciale.
Ata që ishin në detyrë ruajtën profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e tyre, ndërsa dy ushtarët u ndihmuan të ngriheshin në këmbë.
Me temperaturat prej rreth 20 gradë Celsius sot në Londër, duke qëndruar për orë të tëra nën vapën dhe uniformën e plotë ushtarake, shkaktoi ndikimin e vet në të dy rojet, të dy nga regjimente të ndryshme, të cilët u inspektuan dhe u kontrolluan, shkruajnë mediat.
Ushtari i parë – një anëtar i Regjimentit të RAF – u largua nga Shën Pali për t’u rikuperuar nga dy ushtarë të tjerë, ndërsa i dyti – një anëtar i artilerisë mbretërore kanadeze – vazhdoi të rrinte roje në shkallët e Katedrales.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Harry dhe Meghan kanë udhëhequr mbërritjet në Katedralen e Shën Palit – pasi u bashkuan me qindra politikanë dhe personalitete në mbështetje të Mbretëreshës dhe familjes së gjerë mbretërore.
Madhëria e saj, 96 vjeçe, u tërhoq nga ceremonia e sotme për shkak të problemeve.
Ndërkohë, Duka i Jorkut rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të paraqitet sot në shërbimin e Mbretëreshës.
Burimi: DailyMail
(BalkanWeb)