Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët të Open Balkan , iu përgjigj pytjes nëse pas kësaj nisme qëndron ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kryeministri Rama u shpreh se ministri i Jashtëm rus është një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, por ai sipas Ramës nuk qëndron pas kësaj nisme, pasi nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Lavrov tha ai, do të ishte prezent.

Pyetje: Sa e kompromenton deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se  e mbështet Open Balkan. Kë favorizon Serbinë apo të gjitha vendet?  A ka pasur reagim nga ndërkombëtarët?

Rama: Falënderoj Ali Ahmetin për praninë  e tij këtu dhe dua të them që Ahmeti është një nga pionerët e “Ballkanit të Hapur” edhe kur nuk ishim akoma këtu ku jemi. Tani mjafton të shohim se çfarë është sot. Ali Ahmetit i thonin po ulesh me armiqtë me armiq. Ishte një kohë kur as nuk imagjinohej se gjuha shqipe do të ishte gjuhë zyrtare…Këto i them sepse kush do të dijë çfarë është Ballkani i Hapur mund të shohë rrugëtimin e Ali Ahmetit, është sot më mirë Maqedoia në bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve apo më keq. Ky është Ballkani i hapu. Ti nuk e zgjedh se më kë të ndash qiellin apo tokën, por t’i zgjedh se si të bashkëjetosh.  Për ata që bëjmë pyetje për daljen apo hyrjen në “Open Balkan” . Kjo nismë nuk është as OKB dhe as BE, nuk ka proces anëtarësimi, integrohesh sipas dëshirës…Ne nuk kemi në dorë ta ndryshojmë BE, por se si e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë. Ne Ballkanin e Hapur e kemi krijuar për të zbatuar ato që janë aty. Sa për ministrin e Jashtëm rus, bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij sepse nëse ai do të ishte mbështetës i Open Ballkan, do të ishte këtu. SHBA dhe BE nuk e duan Open Balkan, por ata janë këtu sot dhe ai nuk është. Këto lloj fabule, apo ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Peshqve të Ballkanit të Mbyllur nuk kemi çfarë i bëjmë. Ballkani i Hapur është me njerëzit dhe për të gjithë njerëzit. Dua të them që të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve Ballkani për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën dhe në ngjitje me të ardhmen është e lehtë, por nuk ka për të funksionuar. Ne nuk kemi pritur që Rusa të sulmojë Ukraina, për të marrë vesh që Serbia ka marrëdhënie të veçantë me Rusinë. As nuk na ka penguar dhe as  nuk na pengon kjo histori. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: