Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-gjyqtarit Admir Thanza. Ky i fundit kërkoi heqjen e sekuestros për dy pasuri, ndërkohë që kërkesa e tij është rrëzuar.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Thanza, ish anëtar i gjykatës së Lartë i shkarkuar nga vetingu është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.
Konkretisht, Gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhd, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish anëtari i gjykatës së Lartë nuk justifikonte me burime të ligjshme.