Islanda vërtetoi dhe një herë se Edy Reja ende nuk e ka “shkopin magjik” për të ndryshuar mentalitetin, për ti dhënë kuqezinjve atë shkëndije që i mungon prej kohësh, nuk e ka ende një formulë fituese. Pa diskutim që kuqezinjtë kanë pësuar rritje në vitet e fundit, ky është fakt, por sërish nuk mjafton, të gjithë pretendojnë diçka më shumë nga kjo përfaqësuese.

Edy Reja me lojtarët që kanë në dispozicion, mbase grupi më i mirë i viteve të fundit, nuk po shkojnë dot në sinkron, në fund gjithnjë rrëshqasim diku. Rudi Vata, ish kapiteni i famshëm i Kombëtares, në një intervistë ekskluzive për News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, u shpreh i bindur se Edy Reja nuk është një trajner i përshtatshëm për këtë grup lojtarësh, nuk e ka as energjinë e as egon e këtij grupi.

Vatan në analizën e tij theksoi se modeli, skema dhe filozofia që Reja përcjell është e viteve 90-të, një futboll “katenaço” e pa vizion, duhet ndryshim urgjent, të largohet nga Kombëtarja. Në këto formë, sipas Vatës, Reja po djeg lojtarë si Asllani, Bajrami dhe Armando Broja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb