Kërcënime për bombë në shkollën “Kralj Milutin” në Graçanicë. “RTV Kim” serb shkruan se mesazhin kërcënues është marrë rreth orës 7 të mëngjesit nga drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq.

Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen sot online. Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina.
Në këtë objekt shkollor, përveç nxënësve të shkollave fillore, mësimin e ndjekin edhe nxënës të Shkollës së Trafikut dhe Parashkollor. Raportohet se mesazhet kanë mbërritur edhe në shkollat e Lapllasellës dhe Çagllavicës. Sot në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime për bomba kanë pranuar shkollat e Novëbërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani. Hashani ka thënë se për momentin s’ka vend për panik. “Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut, dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: