Kryeministri Edi Rama iu drejtua deputetëve të PD-së që të mos harrojnë se flamurine tyre e kanë të arkivuar me një vulë sipër, non-grata
Ai tha se nëse janë të vetëdijshëm se në çfarë momenti janë, bëjnë mirë ta qepin gojën.
“Kjo nuk është një diçka që ka ardhur nga qielli, por kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi. Është rezultat i kërkuar me këmbëngulje prej nesh, jo prej jush. Unë besoj që kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne, jo ju. Ne këtu nuk jemi as për të mishëruar një përgjegjësi kolektive në raport me ligjin, as për të mbuluar shkeljet e ligjit të cilitdo nga ne.
Do t’ju sugjeroja që mos ta harroni që Flamurin tuaj, jo Nokën, Flamur përshëndetje, e kam me flamurin udhëheqës të partisë tuaj, të lëvizjes suaj të madhe e keni të arkivuar me një vulë sipër, non-grata. Dhe për çfarë? për korrupsion, për korrupsion madhor dhe jo nga KLSH i Leskos, por nga DASH. kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta. Për ta vënë në perspektivë çdo debat, qeveria nuk lufton këtë apo atë, nuk krijohet për të luftuar këtë apo atë, as opozita nuk është aty për të luftuar këtë apo atë. Ju vazhdoni merruni por do mbeteni aty. Ju thatë që në vendin tim, nuk do shfrytëzonit dobësitë e mia, nuk e kuptova mirë, por mbase ka të bëjë me faktin që ju si opozitë, si kopsht pa drekë po kaloni një moment të vështirë dhe ju jeni në një moment dobësie që ne nuk duhet ta shfrytëzojmë. Kjo nuk është një çështjes e shfrytëzimit të një momenti dobësie, por nëse jeni të vetëdijshëm se në çfarë momenti jeni bëni mirë ta qepni gojën. Nëse vini këtu dhe thoni se jeni në një moment të dobët, por jemi këtu t’ju tregojmë se kush jeni ju, atë herë sigurisht që do merrni përgjigje dhe përsëri vini te i njëjti gabim”, deklaroi Rama.