Ministrja Elisa Spiropali u është përgjigjur akuzave të bërë nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili u shpreh se ministrat Niko Peleshi dhe Olta Çaçka nuk udhëtuan drejt vizitës zyrtare në Kiev,

Duke folur për gazetaren Nisida Tufa, në “Kjo Javë” në News24, Spiropali i cilësoi këto akuza si qesharake dhe të liga nja një “njeri katran”, duke i hedhur poshtë kategorikisht.

Pjesë nga intervista:

Nisida Tufa: Zonja Spiropali, ka një akuzë nga opozita, konkretisht nga Sali Berisha, se ministrat Xhaçka dhe Peleshi nuk kanë udhëtuar me ju drejt Kievit për shkak të shkeljes së embargos dhe lejimit të anijeve ruse, si do t’i përgjigjeshit kësaj akuze?

Elisa Spiropali: Kjo nuk është vetëm qesharake, është e ligë dhe nuk pres asgjë tjetër nga një njeri katran, nga një katran me bojë. Nuk mundet që në një moment historik kur Shqipëria, edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, çmohen nga shumica e botës demokratike, dhe nga vendet e BE, për këto qëndrime të guximshme dhe në njehsim të plotë me politikat e BE, Amerikës, të sulmohen nga faktorë politik shqiptar, non-grata për më tepër, në këtë mënyrë kaq primitive. Është qesharake dhe e ligë, sepse për arsye të politikës së ditës nuk mund të godasësh politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtë e di i madh e i vogël, partnerët tanë dhe Ukraina, le mos ta dijë katrani jonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: