Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli, po shijon ditët e fundit të këtij muaji për tu qetësuar para “stuhisë”.
Futbollisti po pushon para se t’i rikthehet një sezoni tjetër me Empolin.
Mbrojtësi i Kombetares ka zgjedhur shtetin fqinj, Greqinë për të pushuar. Dhe nuk është vetëm.
Raportohet se futbollisti është i shoqëruar nga e dashura e tij, Matea Beslic, e cila është presidentja e klubit të femrave në Kroaci, ZNK Hajduk Split. Bëhet me dije se dyshja janë njohur gjatë periudhës 4 vjeçare kur Ardiani ishte pjesë e ekipit të Hajdukut. Por, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga palët.