Këshilli i Përgjithshëm i dhomës së avokatisë së Shqipërisë ka marrë vendimin për të bojkotuar seancat gjyqësore pa afat.
Vendimi është marrë në shenjë kundërshtie ndaj hartës së re gjyqësore, ndërsa avokatët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore sepse sipas tyre cenon rëndë aksesin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe rrit ndjeshëm kostot.
Këshilli madje ka vendosur që do të marrë masa penalizuese për avokatët që nuk respektojnë bojkotin.
Vendimi unanim është marrë para pak minutash në mbledhjen e Dhomës së Avokatisë. Risia qëndron pikërisht tek masat e arrestit të cilat do të bojkotohen prej ditës se sotme deri në dhjetë ditët vijuese, ndërsa më pas do të merret një vendim i dytë.
Bojkoti i avokatëve ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë dhe efektet janë ndjerë edhe në Gjirokastër, ku prej 3 javësh vijon bojkoti total për seancat gjyqësore në të katër gjykatat e qarkut.