Gazetari i njohur Ilir Ikonomi ka publikuar disa foto nga vende të ndryshme të Shqipërisë në vitin 1921.
Bëhet fjalë për foto të bëra nga zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij Noëlle Roger, të cilët bënë disa fotografi të rralla gjatë udhëtimit të tyre nëpër Shqipëri
POSTIMI I IKONOMIT
SHQIPËRIA NË VITIN 1921
Zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij Noëlle Roger bënë disa fotografi të rralla gjatë udhëtimit të tyre nëpër Shqipëri mes gushtit dhe tetorit 1921.
Pittard ishte një adhurues i Shqipërisë dhe i erdhi asaj në ndihmë në çaste mjaft të vështira – në konferencën e Paqes në Paris dhe më vonë, kur Shqipëria do të pranohej në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, më 17 dhjetor 1920.
Në atë kohë ai ishte zëdhënës i Lidhjes.
Pittard ndihmoi edhe për organizimin e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gruaja e tij Noëlle Roger ishte gazetare dhe shkrimtare dhe e shoqëronte të shoqin gjatë udhëtimeve të tij antropologjike nëpër Ballkan.
Fotografitë janë të Muzeut Etnografik të Gjenevës.