Një makinë ka marrë flakë në ecje në Llogara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.