Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, ku kjo e fundit ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Çiftja është në akuzë nga SPAK, për fshehje pasurie dhe falsifikim.
Gazetarja Klodiana Lala sqaron për BalkanWeb se me ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale kur kërkohet gjykim i shkurtuar dhe pranohet kërkesa kalohet direkt në diskutimet përfundimtare dhe gjyqtari i seancës paraprake kthehet në gjyqtar themeli.
“Etleda Çiftja u paraqit në GJKK për të nisur përballjen e saj me drejtësinë shqiptare pasi është vënë në akuzë nga SPAK për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë,. Vetë Çiftja dhe përmes avokatit i kërkuan gjyqtarit gjykim të shkurtuar. Ndërkohë SPAK do të duhet të lexojë pretencën në lidhje me zonjën Çiftja dhe do të duhet të japë konkluzionet”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
“Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit”, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.”
Sipas SPAK, nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.
(BalkanWeb)