Pajtim Krasniqi (Dj PM) dhe Sarah Berisha e nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”.
Pasi përfunduan eksperiencën e tyre, ata u kthyen në një nga çiftet më të pëlqyera në rrjet. Mirëpo lidhja e tyre përpos distancës Tiranë-Prishtinë, së fundmi po sprovohet edhe me angazhimin e Dj PM nëpër koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Mirëpo për ta mbajtur në këmbë lidhjen e tyre Sara dhe PM kanë gjetur një mënyrë të shkëlqyer. Vendtakimi i tyre për tu çmallur është nëpër autostrada.
Në një video shihen dyshja duke u puthur dhe përqafuar në rrugë, teksa në sfond dëgjohet të thuhet: “Kështu e ka sezoni. me ndalu me u taku në ndonjë autostradë 10 minuta, përqafime.”
Rikujtojmë se Berisha ka folur disa kohë më parë se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.
Sipas saj është më mirë kur nuk takohen shumë ose të jenë bashkë 24 orë pasi do të hasnin debate por nuk nguroi të shtonte se gjithashtu distanca është e vështirë por ata këtë gjë e morën parasysh që në fillimet e lidhjes së tyre./Panorama Plus