Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se në mënyrë që të arrihet paqja me Rusinë, kjo e fundit duhet të tërheqë trupat e saj përpara.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje nëse Rusia nuk i largon trupat nga toka ruse.

Ndërsa u ndal edhe tek bisedimet e zhvilluara me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të cilat u mbajtën në Lviv, ai tha se mbeti i befasuar kur dëgjoi nga lideri turk se Rusia ishte gati për paqe.

“Fillimisht forcat ruse duhet të largohet nga territori ynë, më pas mund të flasim”, ka thënë ndër të tjera Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb