Zbardhet identiteti i shqiptarit që mbeti i vrarë dje në Itali. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë Elson Kalaverin, një emër i njohur ky për policinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pisës.

Sipas Çelmetës, Kalaveri ka qenë i përfshirë në një ngjarje vite më parë, ku ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras, ndërsa ishte arrestuar për ngjarjen. Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 2014 brenda komisariatit, ku plagosi fqinjin e tij. Sipas mediave italiane, ngjarja e djeshme ndodhi pas një përplasje me armë, ndërsa dyshohet se si motiv ka hakmarrjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: