Tirana e nisi mbrojtjen e titullit me një barazim 1-1 në Kukës. Një rezultat i pranuar nga drejtuesit për mënyrën se si shkoi ndeshja, por ndërkohë ekipi duhet plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion.
Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Michael Ngoo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira. Plus këtu, edhe Enur Totre, që iku pas Europës dhe Taulant Seferi dy ditë më parë. Të pesë të lartpërmendurit ishin titullarë
Këtë verë janë afruar Kallaku, Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni, Hila dhe braziliani Patrick. Në numra afrimet janë më të shumta se largimet, por koha do të tregojë nëse janë të duhurit apo thjesht ka plotësuar organikën.
(BalkanWeb)